Hoti i kundërpërgjigjet Veselit: Kosova është në rrezik nga njerëz sikurse ti

Aktuale

Hoti i kundërpërgjigjet Veselit: Kosova është në rrezik nga njerëz sikurse ti

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 20:56
Avdullah Hoti

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili tha sot se “Hoti nuk mund ta mbrojë Kosovën”.

Lidhur me deklarimet e Veselit, Hoti u shpreh se Kosova është në rrezik nga njerëz sikurse kryetari i Kuvendit të Kosovës.

“Kosova është në rrezik nga njerëz sikurse Veseli. Kosova duhet të mbrohet nga njerëz sikur ne”, tha Hoti, në një konferencë për media bashkë me deputetët e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Kadri Veseli përplaset me Avdullah Hotin: Nuk ke mbetur ti për ta mbrojtur Kosovën

Ndërkaq, Veseli pak orë më parë u shpreh se Hoti duhet të ketë kujdes me fjalorin e përdorur.

“E kisha lut Avdullah Hotin që të ketë kujdes, e të mos përdor më gjuhë të tillë. Nuk ka mbetur Avdullah Hoti që ta mbrojë Kosovën dhe ne ta copëtojmë”, deklaroi Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat