Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka komentuar sondazhin e publikuar sot nga KDI-ja, sipas së cilit PDK-ja del të jetë partia e dytë në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë të jetë partia më e madhe në vend, sipas KDI-së, derisa Lëvizja Vetëvendosje renditet e treat.
E Hoxhaj, ka thënë se sondazhi është selektiv, duke theksuar se janë përzgjedh mostër komunat ku qeverisë LDK-ja, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se matjet kredibile të opinionit publik në Kosovë flasin që PDK është bindshëm partia e parë politike në vend.
“E lexova me vëmendje sondazhin e KDI-së i cili është selektiv në qasje, meqë kanë përzgjedhë si mostër komunat ku qeverisë LDK-ja. Ky është më shumë “news frame” se sa matje e saktë e disponimit publik. Matjet kredibile të opinionit publik në Kosovë flasin që PDK është bindshëm partia e parë politike në vend”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetet sociale./BS