Ministri Tahiri deklarohet pas mundësisë së largimit nga Qeveria - Bota Sot
Ministri Tahiri deklarohet pas mundësisë së largimit nga Qeveria

Aktuale

Ministri Tahiri deklarohet pas mundësisë së largimit nga Qeveria

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:31
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, emri i së cilit është lakuar së fundi për largim nga ekzekutivi, përmes një publikimi ka shprehur përkushtim për dinamikë të shtuar të punës dhe shtim të rezultateve.

Sado që Tahiri shprehimisht nuk u referohet zërave për largimin e tij nga Qeveria e Ramush Haradinajt, ai përmes zotimeve për të ardhmen, ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga kabineti qeveritar.

“Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet”, ka shkruar Tahiri.

Gjatë ditës së djeshme, ishte kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili ka thënë se Tahiri është ndër ministrat më të suksesshëm, dhe nuk ka pse të largohet, duke shtuar se brenda kësaj partie nuk mund të merren veprime nga individët.

Abelard Tahiri në fundjavën që lamë pas shoqëroi Presidentin Hashim Thaçi në vizitën në Ujman, mirëpo nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e djeshme të Qeverisë Haradinaj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...