Vasfije Krasniqi merr statusin e viktimës së dhunës seksuale

Aktuale

Vasfije Krasniqi merr statusin e viktimës së dhunës seksuale

Nga: A.M. Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:51
Vasfije Krasniqi

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ka marr vendim për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale për Vasfije Krasniqi.

“Vasfije Kransiqi iu bashkëngjit kampanjës "Bëhu zëri im", ku me rastin e shënimit të 19-të vjetorit të QKRMT-së, vendosi të del hapur dhe të rrëfej për përjetimin e saj dhe sfidat ndaj qasjes në drejtësi.

Disa muaj më parë, Krasniqi përmes QKRMT-së ka aplikuar te Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ndërsa sot Komisioni ka marrë Vendim për njohjen statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Krasniqi ka vendosur që këtë Vendim ta pranojë publikisht prej Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale,Skender Reçica.

Jeni të ftuar që të merrni pjesë gjatë dorëzimit të këtij Vendimi. Vendimi do t'i dorëzohet në zyrën e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, në ora 14:30”, thuhet në njoftimin për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat