Haradinaj në Mal të Zi: Sa herë preken kufijtë në Ballkan, pasojnë tragjeditë

Aktuale

Haradinaj në Mal të Zi: Sa herë preken kufijtë në Ballkan, pasojnë tragjeditë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:31
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Mal të Zi, ku është takuar me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, me të cilët ka diskutuar për sitautën aktuale dhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se transfromimi i Forcës së Sigurisë në Ushtri të Republikës së Kosovës është një çështje e brendshme e vendit.

Haradinaj gjithashtu ka thënë se nuk dëshiron të flas rreth idesë për shkëmbim të territoreve me Serbinë, pasi sipas tij Kosova ka humbur shumë gjatë luftës së fundit dhe se nuk dëshiron t’i kthehet të kaluarës.

“E kaluara ishte tragjike, lufta në Kosovë ishte tragjike, dhjetëra e qindra njerëz humbën jetë e tyre dhe ekonomia ishte shkatërruar. Ne jemi të gatshëm për pajtim. Mandati i Forcës së Sigurisë, është çështje e brendshme e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në Budva.

Sa i përket lëvizjes së kufirit dhe idesë për shkëmbim të territoreve më Serbinë, Haradinaj ka thënë se në Ballkan sa herë që janë ngritur çështje që kanë të bëjnë me territorin dhe kufijtë, gjithmonë janë pasuar me histori dhe ngjarje tragjike.

“Ne nuk jemi të interesuar. Kemi humbur shumë në të kaluarën dhe nuk dëshirojmë të kthehemi në të kaluarën”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat