Arsyetimi ‘me kos’ i Aleksandër Lumezit për djalin e Shpend Maxhunit

Aktuale

Arsyetimi ‘me kos’ i Aleksandër Lumezit për djalin e Shpend Maxhunit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:44
Aleksandër Lumezi

Shpëtim Maxhuni, djali i Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Shpend Maxhunit, është përfshirë në një rast më 12 tetor pasi në një pikë kontrolli policia në veturën e tij gjeti armë e drogë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një debat në Televizionin Publik (RTK), kishte thënë se droga e arma nuk është gjetur te djali i drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

“Ende nuk dimë se çfarë veprime konkrete kanë marrë, apo kanë kryer ndonjë vepër penale. Sipas informacioneve të policisë, droga nuk është gjetur të djali i drejtorit të AKI-së, e as arma nuk është gjetur te drejtori i AKI-së”, ka thënë Lumezi në debat (shih deklaratën e plotë KËTU nga min 24:50).

Në anën tjetër, kallxo në kallëzimin penal të cilin e kishte siguruar, ekskluzivisht kishte raportuar se arma ishte gjetur në xhepin e jaknes së djalit të Maxhunit, Shpetim Maxhunit.

Kur ishte pyetur në lidhje me armën, Shpëtim Maxhuni kishte deklaruar se arma është e kushëririt të tij, Rinor Maxhunit.

Gjithashtu, i njëjti ishte pyetur nga policia se pse nuk e kishte lajmëruar policinë ose kushëririn e tij, ndërsa përgjigja e tij ishte se Rinon Maxhunin do ta lajmëronte kur të kthehej nga dajallarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat