Deputeti I Lidhjes Demokratike te Kosovës, njëherit edhe anëtari i Kryesisë, Arban Abrashi ka njoftuar se Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takimin që ka zhvilluar sot ka pasur temë diskutimi, orientimet për dialog si dhe përgatitjet për zgjedhje të reja.
Deputeti i LDK-së ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, të cilat janë shkrepur gjatë takimit, dhe sipër fotografive ka vendosur mbishkrimin ku ka treguar për temat e diskutimit në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.
“LDK Kryesia. Orientimet për dialog dhe përgatitjet për zgjedhje, tema të takimit”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Kujtojmë se kohët e fundit, LDK ka pasur të shtuar numrin e mbledhjeve në të cilat janë diskutuar shumë çështje të rëndësishme të vendit.