Pas vizitës në Preshevë, Kusari-Lila ka një lajm të keq për Hashim Thaçin

Aktuale

Pas vizitës në Preshevë, Kusari-Lila ka një lajm të keq për Hashim Thaçin

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:31
Mimoza Kusari Lila

Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën nuk do të ndodh, sipas deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari Lila.

Në një intervistë për media, ajo ka folur për vizitën e saj të fundit bashkë me deputetin Ilir Deda në Bujanovc, ku thotë se ka parë bazat e xhandarmërisë serbe.

“Nuk do të ndodh bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën. Nuk mund të ndodh. Flasim për shtete me kufij të definuar. Sa ishim në Bujanoc, pamë xhandarmërinë serbe aty. Kanë bazë ushtarake në Bujanovc. Ata kanë bazë ushtarake edhe në Preshevë. Mendoni se Serbia do të lëshojë pe e të lejojë shkëputjen e bazave të veta. Nga Qarqe diplomatike u bë e ditur se kur është diskutuar për kufijtë është diskutuar për një pjesë të Preshevës, çka ka me ndodh me pjesën tjetër. Kjo shkakton humbje të tokave të shtëpive të shqiptarëve atje”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, presidenti Hashim Thaçi duhet të mendojë edhe për skenarin se çfarë do t’u thotë qytetarëve të Luginës së Preshevës, nëse nuk ndodh ajo që ai po u premton.

“Kur flasim për bashkim të Luginës, presidenti duhet të dijë se po i rrezikon shqiptarët atje. Ata ndihen edhe më të pasigurt. Atyre u mungon mbështetja e shtetit serb, që veçse ju ka munguar. Çfarë ka bërë Thaçi sa ka qenë kryeministër për ta. Të gjithë këto janë farsë e tij dhe papërgjegjësi për fatin e njerëzve atje. Nuk mund të flasim për diçka që nuk ka me ndodh. Lugina është pjesë më e pazhvilluar në Serbi, e presidenti tash u shkakton ende probleme. Presidenti duhet të jetë i vëmendshëm në atë çfarë bën. Ai duhet të mendoj edhe për skenarin se çfarë do t’ju thotë atyre nëse ndodh kjo që po ju thotë tani. Ajo është pjesa më e rëndë dhe më e vështirë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat