Autobusi me pasagjerë nga Kosova sulmohet në Serbi

Aktuale

Autobusi me pasagjerë nga Kosova sulmohet në Serbi

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 09:11
Foto

Autobusi me pasagjerë nga Kosova është sulmuar mbrëmë me gurë në Krushevcë të Serbisë nga persona ende të panjohur.

Kjo nuk është herë e parë që pasagjerët e Kosovës tronditen me sulme me gurë në territorin e Serbisë.

Udhëtari Uka Halilaj, ka thënë , se sulmi me gurë ka ndodhur të hënën në orën 22:20 minuta dhe në atë moment të gjithë udhëtarët kanë qenë të tronditur.

“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, tha ai. Sipas tij Policia e Serbisë, kanë dal në ngjarjes pas 15 minutave.

Ai bëri me dije se pastaj kanë vazhduar rrugën e relacionin për Austri.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat