Osmani: Idenë për ndarjen e Kosovës Thaçi po e promovon me paratë e taksapaguesve

Aktuale

Osmani: Idenë për ndarjen e Kosovës Thaçi po e promovon me paratë e taksapaguesve

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:31
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani pas vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme ku po flitet për territorin e Kosovës, tha se të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk do të mund t’i mbrojnë ata, të cilët kurrë nuk i vizituan dhe që i konsiderojnë si qytetar të Angolës kur aplikojnë për dokumente.

Osmani debatin e deritanishëm që zhvillua sot në seancën e jashtëzakonshme e ka konsideruar si zhgënjyes.

Derisa theksoi se presidenti i Kosovës me paratë e taksapaguesve po e promovon idenë për ndarjen e Kosovës dhe që një gjë të tillë do e bëjë edhe më 11 nëntor.

Osmani: Thaçi idenë për ndarjen e Kosovës po e promovon me paratë e taksapaguesve tanë

Video  “Çështja e zbardhjes së fatit të të pagjeturve të jetë parakusht për vazhdimin e dialogut, po e shohim që kjo çështje tani ka mbetur tërësisht anash dhe tërësisht e anashkaluar nga kryenogociatori i vetëshpallur presidenti i vendit . Po ashtu edhe për energjinë të jenë një sërë kushtesh edhe ato po anashkalohen nga kryenegociatori i vetë shpallur i cili jo vetëm që shpërndan artikuj të sponsorizuar të shkruar nga të tjerët  pro ndarjes së Kosovës, por në fakt po këtë temë e ka pranuar herë drejtë për drejtë, e herë tërthorazi nga Austria e deri në Kosovë tash besoj edhe në Bjellorusi. Dhe po të njëjtën ne këtë po e parashohim që do e bëjë më 11 nëntor  dhe mandej për ta promovuar këtë ide janë dhënë edhe para të taksapaguesve të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Osmani po ashtu foli edhe për  shqiptarët që kanë humbur jetën në veri të Kosovës në periudhën e pasluftës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat