Haradinaj: Po shihet një lojë e deputetëve për poenë

Aktuale

Haradinaj: Po shihet një lojë e deputetëve për poenë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:43
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për projekt-rezolutën e propozuar nga opozita në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë, përmes së cilës do t’i ndalohej presidentit Hashim Thaçi negocimin për kufijtë e Kosovës.

Ai gjatë homazheve pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, sot në ditëlindjen e  56-të tij, deklaroi se kjo është një lojë e deputetëve për poenë.

Haradinaj: Po shihet një lojë e deputetëve për poenë

“Në disa raste, po shihet një lojë në mes të partive. Deputetët po përfaqësojnë më shumë një lojë për poenë sesa për qëllim. Nëse qëllimi i Parlamentit është të nxjerrë një rezolutë, atëherë mendoj se duhet të kërkojnë një mes të gjitha partitë dhe deputetët. Unë i kam lutur ta kërkojnë këtë mes. Siguroj se këto që i thash në Parlament shumë fuqishëm dhe e jashtëzakonshme ka qenë vota e tillë për ushtrinë. Nëse ka shumë votë për një rezolutë të caktuar ajo është dëshmi në vete, tha ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovë nuk ka miratuar projektrezolutën e opozitës me të cilën i ndalohet presidentit Thaçi të negociojë për territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat