Takimi i ftohtë Haradinaj -Kurz, kancelari nuk e përmend ndryshimin e kufijve

Aktuale

Takimi i ftohtë Haradinaj -Kurz, kancelari nuk e përmend ndryshimin e kufijve

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:10
Ramush Haradinaj dhe kancelari austriak Sebastian Kurz

Pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, kancelari austriak Sebastian Kurz, nuk flet për idenë e ndryshimit të kufijve, për të cilën pak më herët, kur u takua me Presidentin Hashim Thaci, tha se Austria pranon shkëmbimin e territoreve dhe korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po qëndron në Prishtinë për vizitën e tij zyrtare, pas asaj në Beograd.

Kurz takoi kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa prej zyrës së kryeministrin dolën pa disponim për t’iu përgjigjur mediave.

Ndryshe nga takimi me Thaçin, Kurz nuk i përmendi kufijtë. Tha vetëm se e përkrah dialogun me Serbinë,

“E përkrahim fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbosë.  duhet ta përkrahët ky dialog edhe nga sepse është cështja kryesore për perpektivën tuaj në anëtarësimin në BE”, ka Kurz. 

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, në një konferencë për media së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kanë folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe për idenë e korrigjimi të kufijve, 

Kurz ka thënë se Austria pranon çfarëdo marrëveshje që arrihet ndërmjet dy shteteve, duke mos përjashtuar edhe korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.Të njëjtën ai e ka bërë edhe mbrëmë në Beograd, në një konferencë për media me Presidentin e Serbisë.

“Këtu kam një qëndrim shumë të qartë. Austria pajtohet me cilëndo marrëveshje për të cilën merren vesh Kosova dhe Serbia. Nëse jam që të arrihet një marrëveshje, askush nuk ka të drejtë të dalë kundër asaj marrëveshje”, ka thënë Kurz para mediave.

Ai ka thënë se ky është edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat