Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosovës është e bekuar që ka një partner si SHBA-të.
Ai në Facebook ka njoftuar se është i ftuar në shënimin e ditëlindjes së marinsave amerikane, nga ushtria e SHBA-së.
“Sonte, bashkë me Albinën, ishim të ftuar nga Ushtria e SHBA-ve në shënimin e ditëlindjes së marinsave amerikanë. Kosova është me shumë fat që ka një mbështetës si SHBA-të”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell "Bota sot".