Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, ka pritur me shqetësim vendimin e Qeverisë së Kosovës për të imponuar 100 për qind detyrime për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
PSSP-ja shpreh shqetësimin e tij lidhur me ndikimin e mundshëm mbi popullin e Kosovës, si dhe implikimet politike në dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, thuhet në një deklaratë për media.
PSSP u bën thirrje liderëve politikë të marrin në konsideratë interesat afatgjatë të popujve dhe imperativin themelor për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin.