Policia nuk lejon askënd që të shkojë për në Rudare

Aktuale

Policia nuk lejon askënd që të shkojë për në Rudare

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:18
Rudare

Policia e Kosovës ka ndaluar gazetarët të shkojnë në Rudarë për shkaqe të sigurisë. Kështu raporton gazetari i medias që gjendet në veri të Mitrovicës.

Në disa vende në veri është paraparë që të mbahen protesta për në orën 12:00.

Sipas gazetarit të medias edhe veturat që po shkojnë për në veri  po ndalohen nga Policia.

Kjo po ndodh te kthesa për në fshatin Boletin, më saktësisht në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat