Edhe Berisha e konfirmon: Ushtria po bëhet me miqtë tanë dhe NATO-n

Aktuale

Edhe Berisha e konfirmon: Ushtria po bëhet me miqtë tanë dhe NATO-n

Nga: N.Sh Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 08:47
FSK-ja

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thënë se Kosova më nuk do të jetë peng i Listës Serbe, dhe java tjetër na pret me Ushtri ka shkruar.

Berisha përmes një postimi në Facebook, thotë se, Forca e Sigurisë së Kosovës do të marr pamjen që do ta ketë një ushtri e një shteti, duke shtuar se për këtë është kontribut i jashtëzakonshëm i miqve ndërkombëtarë dhe NATO-s.

Më poshtë shkrimi i Berishës:

Formimi i ushtrisë është çështje e agjendës se Kuvendit e përcaktuar edhe nga kryesia, pas miratimit në lexim të parë që i është bërë tri ligjeve rreth ushtrisë në përputhje dhe në bazë të sygjerimeve të mëhershme të miqve ndërkombëtar.

Kemi një bllokim të ligjeve nga Lista Serbe, mirëpo Kosova nuk mund të mbetet peng i tyre as për ushtrinë, por as për ndonjë çështje tjetër të jetë peng i Serbisë.

Reagimet mendoj se janë politike dhe në kuadër të ballancimit të situatës në rajon, përndryshe unë jam optimist se javën e ardhshme ligjet në lexim të dytë do të kalojnë dhe natyrisht në mënyrë graduale Forcat e Sigurisë do ta marrin pamjen që do ta ketë një ushtri e një shteti, dhe për këtë është një kontribut i jashtëzakonshëm i miqve ndërkombëtarë veqanarisht i NATO-s.

Me faktorin ndërkombëtar ka pasur këshilla dhe konsultime dhe natyrishtë meq kjo çështje është bllokuar në mënyrë ekstreme nga Lista Serbe atëherë faktori institucional i Kosovës është dashur të bëjë një veprim.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat