Kuçi thotë se ka ardhur koha që PDK-ja, të bëjë një hap prapa

Aktuale

Kuçi thotë se ka ardhur koha që PDK-ja, të bëjë një hap prapa

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:06
Hajredin Kuçi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi konsideron që ka ardhur momenti që Partia Demokratike e Kosovës të bëjë një hap prapa.

Ai si shembull ka marrë një thënie të Papa Benedikut ku thuhet se duhet bërë një hap prapa në mënyrë që të ecni përpara.

Sipas Kuçit, PDK tashmë i ka bërë dy hapa mbrapa dhe se në zgjedhjet e ardhshme ta ketë vet kandidatin për kryeministër.

“Mendoj që ka ardhë në një moment kur është dashur PDK-ja që ta bëjë një hap prapa. Ju e dini Papa Benedikut ka thënë “ju duhet me e bo një hap prapa për me ecë përpara. Ndoshta ka ardhë në momentin e tillë. Por në këta hapat mbrapa, dy herësh, mendoj që janë të mjaftueshëm që edhe unë them që ai duhet të jetë dhe do të jetë kandidati i PDK-së për zgjedhjet e ardhme për kryeministër dhe i tillë duhet të sillet,” – ka thënë Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat