Haki Abazi: PSD-ja po fundoset, Kosova punët më keq se Prishtina!

Aktuale

Haki Abazi: PSD-ja po fundoset, Kosova punët më keq se Prishtina!

Nga: N.Sh Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 07:31
Shpend Ahmeti

Analisti politik, Haki Abazi e ka komentuar bashkimin e PSD-së me partitë e pozitës për dialog me Serbinë.

Abazi thotë se kur PSD-ja mundohet të bëjë politikë, Kosova i ka punët më keq sesa Prishtina.

Ai thotë se, PSD-ja është me poste të vjedhura në Kuvend, e cila është para fundosjes.

Sipas Abazit, Qeveria është pa legjitimitet kurse dialogu i panevojshëm me Serbinë me përfaqësuesit që kanë mandate të vjedhura.

Më poshtë shkrimi i Abazit:

N’kujë të vetin, si gjithmonë

Kur PSD mundohet me be politike, Kosova i ka punet më keq se sa Prishtina. Zgjedhjet e parakohshme per kryetar të Prishtines e kishin shpetu kryeqytetin prej stagnimit fshataresk dhe lakmise se semure e Kosoven nga hipokrizi e shpenzime të kota.

Kapitalizimi i mandateve të vjedhura eshte “ act of desperation” para vetzhdukjes. Loja me fjalen unitet gjate fundosjes është tentim mos me u fundos vetëm.

Qeveria pa legjitimitet e dialogu i panevojshem me Serbine me përfaqesues qe kane mandate të vjedhura eshte tentim naiv per mashtrim, kjo është faza tjeter e deshtimit qe duhet të perfundoje shpejt.

Ramushi bashke me te tjeret qe jane ne qeveri e kane të qarte qe ky është fundi i qeverisjes se Kosoves nepermjet ingjinieringut elektoral dhe ne shpine te krimit e korrupcionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat