Japonia kërkon punëtorë

Azia

Japonia kërkon punëtorë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 23:54
Ilustrim

Japonia po vuan nga një mungesë e theksuar e punëtorëve, çka ka detyruar autoritetet që për një periudhë 5-vjeçare të hapin dyert për 340 mijë emigrantë.

Japonia është një prej vendeve me ekonominë më të fortë në botë, e bazuar te manifaktura, por që po përballet me plakjen e pandalshme të popullatës dhe me një borxh publik rekord.

Por mungesa e krahut të punës e vështirëson akoma edhe më shumë këtë situatë.

Për pasojë, kanë filluar shenjat e para të rënies ekonomike dhe demografike.

Për këtë, qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe ka përgatitur para disa ditësh një paketë masash që favorizojnë hyrjen dhe punësimin në Japoni nga vendet e Azisë Juglindore.

Sektorët ku vihen re mungesa të punonjësve janë ato të ndërtimit, shëndetësisë, por edhe teknologjisë.

Qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe është e gatshme të shpenzojë 50 milion euro për integrimin e të mbërriturve të rinj në rreth 100 komunitete, për procedurat, kurset e gjuhëve, ndihmën mjekësore e shkollore për fëmijët e emigrantëve.

Ky plan është i vlefshëm për personat që do të mbërrijnë në Japoni nga 11 vende të botës, ku fluksin më të lartë pritet ta kenë Filipinet, Vietnami dhe Mianmari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat