76 të vdekur nga gripi i derrit në Indi

Azia

76 të vdekur nga gripi i derrit në Indi

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:45
Indi

76 persona kanë vdekur si pasojë e gripit të derrit në shtetin Rajasthan të Indisë.

Zyrtarët qeveritarë të atjeshëm thanë se moti i ftohtë e përkeqësuar përhapjen e virusit sezonal H1N1.

Këtë vit 1976 njerëz janë të prekur me këtë virus ndërsa 76 prej tyre kanë vdekur.

Zona më e keqe e prekur ishte rajoni i Jodhpurit, i cili regjistroi 23 nga 76 vdekjet në shtet deri tani këtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat