Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë

Azia

Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 10:45
Ilustrim

Imazhet satelitore të një objekti afër Phenianit sugjerojnë se Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë ose një satelit.

Pamjet dëshmojnë për rritje të aktivitetit rreth Sanumdong, me mjete dhe njerëz që shihen në vendin ku Koreja e Veriut mblodhi shumicën e raketave balistike.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pas njoftimit se vendi i nisjes së raketave të Koresë së Veriut në Sohae ishte rindërtuar.

Puna për të çmontuar Sohae filloi vitin e kaluar, por u ndalua pasi bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zvarritën.

Të premten, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se do të ishte i zhgënjyer nëse Koreja e Veriut do të rifillonte testimin e armëve.

“Do të isha i habitur në një mënyrë negative nëse Kim do të bënte ndonjë gjë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat