Skadon afati për dorëzimin e ekstremistëve në selinë e fundit të ISIS

Azia

Skadon afati për dorëzimin e ekstremistëve në selinë e fundit të ISIS

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:48
ISIS

Zëdhënësi i forcave demokratike të sirianëve Mustafa Bali tha se afati përfundimtar për dorëzimin e ekstremistëve ka skaduar dhe forcat kurde do të vazhdojnë të sulmojnë bazën e fundit ekstremiste.

Ai tha në Twitter se vendimi mbi ofensivën vazhdon pasi mijëra civilë u larguan nga Bagus, fshati i fundit i mbajtur nga xhihadistët e Shtetit Islamik.

Me mbështetjen e fuqishme të forcave të koalicionit në fillim të marsit, forcat demokratike siriane përparuan në atë zonë, duke lënë korridorin për të evakuuar banorët.

Pas kësaj, Baguz u braktis nga mijëra banorë dhe shumë luftëtarë të ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat