Japonia zbulon trenin më të shpejtë në botë - Bota Sot
Japonia zbulon trenin më të shpejtë në botë

Azia

Japonia zbulon trenin më të shpejtë në botë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 00:08

Treni më i shpejtë në botë është zbuluar në Japoni, 11 vjet para lansimit.

I quajtur Alfa-X, treni që pritet të lansohet më 2030-ën mund ta arrijë shpejtësinë deri në 360 kilometra në orë dhe përmban dhjetë vagonë, shkruan “Daily Mail”.

Alfa-X ka ngjyrë gri dhe “hundën” e gjatë rreth 22 metra.

Ky tren, po ashtu, nga sot do të testohet në një periudhë trevjeçare ndërsa shteti po përgatitet që të zgjerojë rrjetin e “trenave plumb” (“Bullet Train”).

Sapporo, qyteti kryesor në regjionin verior Hokkaido të Japonisë, do të jetë i lidhur me pjesën tjetër të rrjetit shumë të shpejtë dhe nëse treni do të arrijë shpejtësinë maksimale të caktuar, atëherë udhëtimi mes Tokios dhe Sapporos do të ishte gati përgjysmë, katër orë e gjysmë.

Gjithashtu, Alfa-X është i pajisur me një mori teknologjish të tjera, ka frenim ajror dhe frenim konvencional në çati i kontrolluar nga pllakat magnetike pranë shinave.

Po ashtu, amortizatorët me ajër do të përdoren për të mbajtur trenin të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm.

Treni Alfa-X, po ashtu, vjen me disa veçori të tjera që e bëjnë më pak të ndjeshëm ndaj tërmeteve ndërsa “hunda” e tij është e dizajnuar që të reduktojë zhurmën dhe presionin në shpejtësitë ekstreme dhe e bën trenin më të sigurt brenda tuneleve.

Aktualisht, trenat më të shpejtë në botë arrijnë shpejtësinë prej 320 km/h – po ashtu në Japoni, si dhe në Francë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...