Pakistani thotë se ka kryer me sukses një provë me raketë balistike

Azia

Pakistani thotë se ka kryer me sukses një provë me raketë balistike

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:40
Pakistan

Pakistani thotë se ka kryer me sukses një provë me rakete balistike të aftë për t’u ngarkuar si me mbushje bërthamore ashtu edhe konvencionale e që përshkon një gjatësi prej 1,500 kilometrash.

Një zëdhënës ushtarak tha se raketa me rreze të mesme veprimi “Shaheen-II”, e cila ra në detin arabik pas lëshimit ditën e enjte, është "një raketë me kapacitet të lartë dhe që përmbush plotësisht nevojat strategjike të Pakistanit".

Prova me raketë vjen në mesin e tensioneve të forta ushtarake të Pakistanit me vendin fqinj kundërshtar Indinë.

Ekspertët thotë se është pjesë e përpjekjeve që Islamabadi po bën për të ruajtur të njëjtin ritëm me investimet masive të Nju Delhi-t në fushën ushtarake e teknologji.

Lëshimi i raketës vjen gjithashtu një ditë pasi ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mehmood Qureshi zhvilloi një bisedë të shkurtër me homologun e tij indian Sushma Swaraj, në periferi të një takimi të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, në Kirgistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat