Një varkë e cila përdorej për transportimin e pasagjerëve në një lumë në fshatin kinez të Banrao, u përmbys.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje, në jugperëndim të provincës së Guizhou.
Për pasojë 10 persona humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Drejtuesi i anijes u shoqërua në polici, ndërsa personat e shpëtuar u dërguan në spital.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.