Pamje të tmerrshme të tërmetit që goditi Japoninë

Azia

Pamje të tmerrshme të tërmetit që goditi Japoninë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 09:02
Tërmeti ka ndodhur rreth orës 22:20 sipas kohë lokale

Një tërmet i fuqishëm prej 6,7 Rihter ka goditur dje rajonin e Jamagatus në verilindje të Japonisë, ku më pas është lëshuar alarmi për cunami, e vala e parë ka goditur bregun Avashima, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Japonisë.

Vala e madhe gjithashtu ka goditur bregun Sakate që është në rajonin Jamagate, por deri më tani nuk ka të dhëna të sakta për dëmet materiale të shkaktuara

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 22:20 sipas kohë lokale, në një thellësi prej 14 kilometra, e sipas banorëve një dridhje të tillë nuk e kishin ndjerë më parë.

Shefi i kabinetit të kryeministrit japonez Shinzo Abe, Joshide Suga, ka deklaruar se ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, duke thënë se nuk ka të dhëna nëse ka pasur probleme në centrale bërthamore në Japoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat