Përdhunuesi ekzekutohet me kallashnikov në mes të qytetit

Azia

Përdhunuesi ekzekutohet me kallashnikov në mes të qytetit

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 06:30
Ata ekzekutuan një 41-vjeçar, i gjetur fajtor për përdhunimin dhe më pas vrasjen e një vajze 3-vjeçare.

Jemeni nuk bën pjesë tek vendet me ligje liberale kur bëhet fjalë për ndëshkimin e krimeve të ndryshme.

Kohë më parë ata ekzekutuan një 41-vjeçar, i gjetur fajtor për përdhunimin dhe më pas vrasjen e një vajze 3-vjeçare.

Muhammad al-Maghrabi u mor nga ushtarët dhe u dërgua në qendër të kryeqytetit Sanaa. Aty, ushtarët e shtrinë përtokë ashtu të prangosur siç ishte dhe më pas e ekzekutuan me një breshëri kallashnikovi.

E gjithë skena ka ndodhur në sytë e dhjetëra qytetarëve të mbledhur, që kanë filmuar dhe fotografuar gjithçka nga ngjarja.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat