Gruaja e braktis sheikun, ia merr me vete 31 milionë funte

Azia

Gruaja e braktis sheikun, ia merr me vete 31 milionë funte

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 09:22
Mohammed bin Rashid Maktoum dhe Haya Al Hussein

Princesha Haya Al Hussein, gruaja e sheikut Mohammed bin Rashid Maktoum, e ka braktisur atë duke ia marrë dhe 31 milionë funte. Pasi ky i fundit, e akuzoi për tradhëti.

Siç shkruajn mediat e huaja, sheiku 69-vjeçar Mohammed, i cili është njëkohësisht kryeministër dhe zëvëndëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe e ka paditur bashkëshorten për tradhti dhe ka thënë se ajo po kërkon azil në Gjermani.

Dyshohet se princesha 45-vjeçare është ndihmuar nga një diplomat gjerman për të përmbushur planin e saj të arratisjes dhe kjo ka sjellë një krizë të fortë diplomatike.

Haya është gjysmë motra e mbretit të Jordanisë. Ajo ka marrë me vete dhe djalin e tyre 7-vjeçar Zayed dhe vajzën 11-vjeçare Al Jalila.

Tre muaj më parë një skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe me princeshën Latifa bint Mohammed al Maktoum, njëra nga tre vajzat e sheikut, e cila tentoi të arratisej për në SHBA, por u ndalua në bregdetin e Indisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat