E çuditshme: Pakot me kokainë po shfaqen në bregdetin e Filipineve - Bota Sot
E çuditshme: Pakot me kokainë po shfaqen në bregdetin e Filipineve

Azia

E çuditshme: Pakot me kokainë po shfaqen në bregdetin e Filipineve

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:17
Foto

Gjatë muajve të kaluar, shumë “tulla” të kokainës me vlerë miliona dollarëshe janë gjetur nëpër pjesë të ndryshme të bregdetit lindor të Filipineve.

Në incidentin më të fundit, shtatë pako me kokainë u gjetën mbi ujë afër plazhit në provincën Quezon të dielën.

Në muajin maj, 39 pako të tilla me vlerë prej më shumë se katër milionë dollarësh u gjetën nga peshkatarë.

Policia e Filipineve ka thënë se është e mundur që kjo sasi e kokainës të jetë përgatitur për tregun e Australisë, sepse atje ka kërkesa të mëdha për këtë lloj droge.

Të dielën, një familje që kishte dalë për piknik në Muaban i gjeti katër pako me drogë në bregdet. Pasi nxorën nga uji dhe patën dyshime për to, shitësi i peshqve, Ruel Perez, e thirri menjëherë policinë.

Përmbajtja e këtyre pakove është ende në procesin e hetimeve, por policia ka thënë se nëse ato janë të mbushura me kokainë, vlera e tyre shkon deri në 680 mijë dollar.

Kjo sasi është e vogël në krahasim me pakot tjera që u gjetën në shkurt, kur brenda një jave u gjet kokainë me vlerë 472 milionë pesosë Filipinas, shkruan “BBC”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...