Singapori konfiskon fildish të elefantëve me vlerë 13 milionë dollarë

Azia

Singapori konfiskon fildish të elefantëve me vlerë 13 milionë dollarë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 13:36
Foto

Autoritetet e Singaporit i kanë konfiskuar 8 mijë e 800 kilogramë fildish të elefantëve. Kjo është sasia më e madhe e këtij materiali të çmueshëm që është konfiskuar ndonjëherë nga organet e këtij shteti.

Policia vlerësoi se fildishi i elefantëve vlen rreth 13 milionë dollarë dhe ka prejardhje nga rreth 300 elefantë afrikanë. Autoritetet i konfiskuan edhe 12 tonë të mbështjellësit të fortë të pangolinit, që kap vlerën e 35.7 milionë dollarëve dhe që është mbledhur nga rreth 2000 pangolinë.

Sasia e madhe e fildishit u gjet në disa paketime pas një njoftimi për dërgesë të dyshimtë nga departamenti kinez i doganave.

Autoritetet i zbuluan pjesët e kafshëve pasi e inspektuan dërgesën e ardhur nga Republika Demokratike e Kongos, e cila po kalonte tranzit nëpër Singaport për të arritur në destinacionin përfundimtar në Vietnam.

Transportuesi e kishte deklaruar dërgesën në mënyrë të rreme si lëndë druri për ndërtimtari.

Kjo nuk është hera e parë që në Singapor konfiskohen pjesë të trupit të kafshëve. Ky shtet i ka konfiskuar gjithsej 37.5 tonë mbështjellës të pangolinit vetëm nga prilli i këtij viti, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat