Së paku 19 ushtarë të vrarë nga sulmi i Al-Kaidës në Jemen - Bota Sot
Së paku 19 ushtarë të vrarë nga sulmi i Al-Kaidës në Jemen

Azia

Së paku 19 ushtarë të vrarë nga sulmi i Al-Kaidës në Jemen

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 14:55
Sulmi në Jemen

Grupi militant Al-Kaida ka sulmuar një bazë ushtarake në Jemen, duke lënë të vrarë së paku 19 ushtarë.

Sulmi ndodhi në një bazë të forcave të sigurisë në Jemen, të cilat mbështeten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një anëtare e koalicionit arab, që lufton me rebelët Huthi.

Militantët, morën kontrollin në kampin e fshatit Al Mahfad, por disa orë më vonë, aty u rivendosën forcat e sigurisë së Jemenit.

Vetëm një ditë më parë, nga shpërthimi i një bombe në një bazë ushtarake në qytetin Aden, humbën jetën 13 policë jemenas.

Grupi ekstremist Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin.

Koalicioni i vendeve arabe ndërhyri në Jemen, më 2015, në përpjekje për të rivendosur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht, pasi u rrëzua nga pushteti, në fund të vitit 2014, nga rebelët Huthi.

Konflikti është parë si një luftë ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, i cili mohon të ketë ndonjë përfshirje në Jemen.

OKB-ja thotë se mbi 7,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat