Irani thotë se ka konfiskuar një anije ndërkombëtare në Gjirin Persik

Azia

Irani thotë se ka konfiskuar një anije ndërkombëtare në Gjirin Persik

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 15:11
Anijet e Gardës Revolucionare të Iranit

Garda Revolucionare e Iranit ka konfiskuar një cisternë ndërkombëtare të naftës në Gjirin Persik,pas dyshimeve për kontrabandë me naftë në shtetet arabe, raportojnë mediat iraniane.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, ka thënë se cisterna ka qenë duke transportuar 700,000 litra të naftës.

Sipas IRNA, anija u konfiskua pas lëshimit të urdhërit nga organet e drejtësisë. Mediat lokale kanë raportuar se janë ndaluar edhe shtatë anëtarë të ekipit më 31 korrik, kur edhe u konfiskua anija.

Muajin e kaluar, Irani ka konfiskuar një anije britanike për shkak të, siç thuhej, shkeljes së rregulloreve për navigim. Ky veprim ndodhi disa ditë pasi Britania kishte konfiskuar një cisternë iraniane në Gjibraltar pas dyshimeve për shkelje të sanksioneve evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat