Firma japoneze teknologjike ‘NEC Corp’ ka testuar makinën e re fluturuese në Tokio dhe mund të jetë e gatshme për fluturime komerciale për pesë vite.
Pajisja, në vend të parë, është një dron që posedon një bateri të madhe me katër helika.
Përgjatë provave të fluturimit, makina u ngrit rreth tri metra mbi tokë për një minutë, përpara se të kthehej sërish në të.
Për t’u siguruar që asgjë nuk do të shkojë keq, testimi u zhvillua brenda një kafazi të madh, ndërsa makina u lidh në tokë.
“Japonia është një vend me popullsi të dendur dhe, kjo nënkupton se makinat fluturuese lehtësojnë ngarkesat e trafikut rrugore”, deklaroi Kouji Okada, lider i projektit të makinës fluturuese.
“Ne jemi duke u pozicionuar si aftësues për lëvizje ajrore, duke siguruar të dhëna për vendndodhjen dhe ndërtimin e infrastrukturës së komunikimit të makinave fluturuese”, potencoi tutje Okada.