Ndërron jetë pas një sulmi në zemër politikanja e njohur - Bota Sot
Ndërron jetë pas një sulmi në zemër politikanja e njohur

Azia

Ndërron jetë pas një sulmi në zemër politikanja e njohur

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 07:43
Sushma Swaraj.

Ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare politikanja veterane indiane Sushma Swaraj. Ajo ndërroi jetë në New Delhi pas një sulmi në zemër.

Ajo ishte një ndër figurat më të rëndësishme të partisë që është në pushtet në Indi. Swaraj mbante postin e Ministres së Jashtme nga viti 2014 deri në vitin 2019 gjatë mandatit të parë të kryeministrit Narendra Modi.

Në historinë e Inidisë ajo ishte femra e dytë që mbante një post të rëndësishëm politik.

Image

Për vdekjen e politikanes kanë reaguar edhe figurat më në zë të politikës indiane. Kryeministri Modi shkruan në twitter: “Një kapitulli të lavdishëm në politikën indiane i erdhi fundi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...