Nga shpërthimi i një bombe vriten dy ushtarë të Pakistanit - Bota Sot
Nga shpërthimi i një bombe vriten dy ushtarë të Pakistanit

Azia

Nga shpërthimi i një bombe vriten dy ushtarë të Pakistanit

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:11
Pakistan

Dy ushtarë pakistanezë u vranë nga shpërthimi i një bombe që ishte vendosur përgjatë rrugës, thanë autoritetet e inteligjencës,

Bomba shpërtheu teksa makina që po barte ushtarët po patrullonte në zonën Ladha në Vaziristanin Jugor.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Për sulme të ngjashme, në të kaluarën, talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë.

Zona ku ndodhi sulmi është një bastion i militantëve Mahsud.

Ushtria pretendon se e ka pastruar këtë zonë nga militantët, që gjendet në kufi me Afganistanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...