Sulm kamikaz/ Vriten 10 civilë afganë dhe 2 ushtarë të NATO-s - Bota Sot
Sulm kamikaz/ Vriten 10 civilë afganë dhe 2 ushtarë të NATO-s

Azia

Sulm kamikaz/ Vriten 10 civilë afganë dhe 2 ushtarë të NATO-s

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:38
Ilustrim

Një sulm kamikaz ka lënë të vdekur 10 cilivë afgan dhe dy ushtarë të NATO-s. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në Kabul të Afganistanit.

Sulmin e morën përsipër talebanët. Sulmi vjen në një moment kur NATO-ja ka qenë në bisedime për të arritur paqen mes afganëve dhe talebanëve.

“Të paktën 10 civilë janë vrarë dhe 42 të plagosur u dërguan në spitale,” tha Nasrat Rahimi, një zëdhënës i ministrisë së brendshme. Misioni i Mbështetjes së Qëndrueshme të drejtuar nga NATO tha në një deklaratë se një ushtar rumun dhe një amerikan, anëtarë të NATO-s u vranë në kryeqytetin afgan.

Vrasja e ushtarit amerikan bëri që numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në shtetin e Afganistanit këtë vit të shkojë në 16.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...