Në pritje të tajfunit Faksai, Japonia anulon fluturimet drejt Tokios

Azia

Në pritje të tajfunit Faksai, Japonia anulon fluturimet drejt Tokios

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Kompania Hekurudhore e Japonisë tha se do të anulojë rreth 50 shërbime të trenit që çojnë nga Tokio në Osaka.

Pas paralajmërimeve se mund të goditen nga tajfuni Faksai, Japonia ka anuluar dje udhëtimet me tren dhe fluturimet në Tokio.

Sipas raportimeve të Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, erërat e forta deri në 216 km në orë dhe reshjet e mëdha të shiut përfshinë këtë rajon gjatë natës. Faksai mund të shkaktojë deri në 300 milimetra shi në 24 orët e ardhshme, thotë agjencia, transmeton “Balkanweb”.

Transmetuesi kombëtar NHK ka paralajmëruar se erërat e forta mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale si dhe reshjet vërshime dhe rrëshqitje të dheut. Në përgatitje, Kompania Hekurudhore e Japonisë tha se do të anulojë rreth 50 shërbime të trenit që çojnë nga Tokio në Osaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat