Së paku 31 të vdekur gjatë Festës së Ashurës - Bota Sot
Së paku 31 të vdekur gjatë Festës së Ashurës

Azia

Së paku 31 të vdekur gjatë Festës së Ashurës

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 21:28
Pelegrinët shiit gjatë Festës së Ashurës

Të paktën 31 njerëz vdiqën, dhe 100 të tjerë u plagosën, gjatë ritualeve fetare myslimane shiite të Festës së Ashurës në qytetin e shenjtë jugor të Irakut, Qerbela.

Numri i vdekjeve, të cilin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në Irak, pritet të rritet, pasi disa persona janë në gjendje kritike.

Ministria nuk bëri të ditur se si ndodhi ngjarja, por një zyrtar i tha agjencisë Reuters se incidenti ndodhi gjatë ikjes në rrëmujë në hyrje të një ndërtese.

Pelegrinazhi vjetor, që shënon vdekjen e Huseinit, nipit të profetit Muhamed, në betejën e vitit 680-të, tërheq qindra mijëra myslimanë shiitë, nga e gjithë bota në Qerbela.

Vdekja e Huseinit në një betejë në Qerbela mbi udhëheqjen e bashkësisë islame është një nga ngjarjet përcaktuese në ndarjes midis myslimanëve shiitë dhe sunitë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...