OKB do të hetojë sulmet në Arabinë Saudite

Azia

OKB do të hetojë sulmet në Arabinë Saudite

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 20:21
Ilustrim

Ekspertët e OKB-së janë dërguar në Arabinë Saudite, ku do të udhëheqin një hetim ndërkombëtar për sulmet e fundit mbi objektet e naftës.

"Ekspertët e KB tashmë janë dërguar dhe do të punojnë për çështjen," tha sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres në një konferencë shtypi të organizuar për të shënuar fillimin e seancës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas tij, OKB-ja dëshiron t'i japë fund tensioneve në rritje.

Burime diplomatike thanë që ekspertët ishin të ngarkuar të kontrollojnë embargon e armëve të futur në Jemen në vitin 2015.

SHBA ia atribuon sulmet ndaj objekteve saudite Iranit, megjithëse përgjegjësia është marrë nga rebelët shiitë në Jemen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat