Nëntë të vdekur nga dy sulme në Pakistan

Azia

Nëntë të vdekur nga dy sulme në Pakistan

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Autoritetet pakistaneze kanë njoftuar se nëntë persona janë vrarë nga dy sulme të ndara.

Pesë persona u vranë në një pritë të organizuar kundër një veture të policisë në Rajanpur të provincës Punjab.

Zyrtarët pakistanezë thanë se sulmuesit filluan të qëllojnë me armë në drejtim të veturës së policisë sapo ajo arriti në Arbi Tibba për t’i arrestuar disa persona të dyshuar në një vend të fshehtë.

Zëdhënësi i policisë, Kaleem Qureshi, tha se në mesin e viktimave janë dy policë, dy zyrtarë të inteligjencës dhe një informues. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Në një sulm tjetër që ndodhi të njëjtën ditë, katër persona, në mesin e të cilëve një polic, u vranë në një pikë kontrolli në qytetin Dera Ghazi Khan të provincës Punjab.

Një numër i panjohur i burrave me motoçikleta qëlluan pa kontroll pasi policia u përpoq t’i ndalte ata në një pikë kontrolli.

Pakistani viteve të fundit është përballur me shumë sulme nga grupet militante, kryesisht nga afganët pakistanezë, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat