Në Izrael mbahet ceremoni në përkujtim të holokaustit - Bota Sot
Në Izrael mbahet ceremoni në përkujtim të holokaustit

Azia

Në Izrael mbahet ceremoni në përkujtim të holokaustit

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:33
Ceremoni në përkujtim të holokaustit

Dhjetëra udhëheqës botërorë u mblodhën në Izrael të enjten në një ceremoni në kujtim të Holokaustit e cila shërbeu gjithashtu si paralajmërim për një rritje të antisemitizmit.

Gjatë Forumit Botëror të Holokaustit u mbajtën fjalime nga Presidenti rus Vladimir Putin, ai Francez Emmanuel Macron, Presidenti gjerman Frank-Walker Steinmeier dhe Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence.

Gjatë darkës së mirëseardhjes që u zhvillua të mërkurën Presidenti izraelit Reuven Rivlin u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër racizmit, antisemitizmit dhe ekstremizmit.

Ngjarja e së enjtes përkon me 75 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit, ku gjatë Luftës së dytë Botërore nazistët vranë më shumë se 1.1 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj.

Në total gjatë Holokaustit, Gjermania naziste vrau gjashtë milionë hebrenj.

Polonia, ku ndodhet Aushvici, do të zhvillojë javën që vjen disa ceremoni për të shënuar çlirimin e kampit nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat