Evakuohen disa punëtorë japonezë nga Wuhan

Azia

Evakuohen disa punëtorë japonezë nga Wuhan

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:40
Foto

Grupi i parë i të evakuarve japonezë nga një qytet kinez i goditur me viruse mbërriti në Tokio të mërkurën, duke mbajtur maska, por duke treguar një ndjenjë lehtësimi, raporton AP.

Pesë nga 206 të evakuuarit kishin kollë dhe ethe dhe u dërguan në një spital të caktuar të Tokios, i specializuar në trajtimin e sëmundjeve infektive, tha Kryeministri Shinzo Abe në një seancë parlamentare, duke shtuar se ata ende po kontrollonin nëse ndonjë pasagjer ishte i sëmurë me virusin.

Qeveria e Japonisë dërgoi aeroplan atje për të marrë të evakuuarit, shumica e të cilëve banonin afër tregut të detit Wuhan të lidhur me rastet e para të virusit të ri që ka infektuar mijëra persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat