Hong Kong konfirmon një rast tjetër, 50 të infektuar me koronavirus

Azia

Hong Kong konfirmon një rast tjetër, 50 të infektuar me koronavirus

Nga: E.B Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 12:45
Ilustrim

Zyrtarët shëndetsorë në Hong Kong kanë konfirmuar një rast shtesë të koronavirusit ,duke e çuar numrin e përgjithshëm në 50.

Zyrtarët në një konferencë për shtyp sot thanë se rasti i ri përfshin një burrë 51-vjeçar i cili kishte pasur ethe më 3 Shkurt dhe u shtrua në spital më 10 Shkurt. Pacienti është rasti i 37 i infektuar në qytet, raportoi CNN, transmeton Bota Sot.

Gjithsej 59 raste janë raportuar në 24 orët e fundit, tha Sarah Ho nga Autoriteti Spitalor i qytetit. Katër pacientë të konfirmuar janë në gjendje kritike dhe dy mbeten në një gjendje të rëndë.

"Rasti i 18 i konfirmuar është një 25-vjeçar i cili gjithashtu u shkarkua nga spitali sot ", tha Ho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat