Pesë milionë kinezë kanë humbur vendet e punës gjatë dy muajve të parë të 2020-së për shkak të Coronavirusit - Bota Sot
Pesë milionë kinezë kanë humbur vendet e punës gjatë dy muajve të parë të 2020-së për shkak të Coronavirusit

Azia

Pesë milionë kinezë kanë humbur vendet e punës gjatë dy muajve të parë të 2020-së për shkak të Coronavirusit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 08:48
Kina

Janë pesë milionë njerëz në Kinë të cilët kanë humbur punën, pas shpërthimit të Coronavirusit gjatë dy muajve të parë të vitit 2020.

Sipas Zyrës kineze të Statistikave, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit në 6.2 për qind për muajin shkurt. Ajo shënoi rritje të thellë krahasuar me vlerat 5.3 për qind në muajin janar dhe 5.2 për qind në muajin dhjetor 2019.

“Ka kuptim, pasi mbi 5 milionë punëtorë humbën punën në dy muajt e fundit”, tha Larry Hu, kryeekonomist në kompaninë Macquarie.

Deri në fund të vitit të kaluar, 442.47 milionë njerëz ishin të punësuar në zonat urbane dhe siç tregojnë të dhënat e fundit të qeverisë, të paktën 4.67 milionë njerëz mbetën të papunë që nga fillimi i këtij viti.

Nga ana tjetr, të dhënat e nivelit papunësisë në Kinë lenë shumë vend për dyshime, pasi vendi ndryshoi metodologjinë e tij nga pretendimet e punëtorëve në një studim të 2018-së, si përpjekje për të marrë në konsideratë sa më shumë humbje pune, aq më tepër që situtata e fundit ndeshej për herë të parë ndonjëherë.

Shkalla e papunësisë është luhatur afërsisht 4 për qind në 5 për qind për 20 vitet e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat