Shfaqet virusi i minjve në Kinë, vdes një burrë

Azia

Shfaqet virusi i minjve në Kinë, vdes një burrë

Më: 24 mars 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Sipas mediave shtetërore, një banor i Provincës Yunnan, Kinë, ka vdekur nga një virus i ri që shfaqet me emrin Hantavirus, derisa po udhëtonte.

Në kohën kur bota po lufton me koronavirus, sëmundje të tjera si gripi i derrit dhe gripi i shpendëve gjithashtu kanë filluar shqetësimet në disa vende.

Një sëmundje e tillë që po nxjerrë kokën në Kinë, e cila ende po lufton me koronavirusin, është hantavirusi.

Në Twitter, Global Times i Kinës shkruajti se një burrë kishte dalë pozitiv për Hantavirus.

Por, çfarë është hantavirus?

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se hantaviruset janë një familje e viruseve e cila transmetohet kryesisht nga brejtësit dhe mund të tregojë sindroma të larmishme të sëmundjes tek njerëzit. Emri i hantavirus ndryshon në varësi të rajonit. Në Amerikë, ajo njihet si hantaviruse “New World”, ndërsa në Evropë dhe Azi, ajo njihet si hantaviruse “Old World”.

Hantaviruset e “New World” mund të shkaktojnë sindromën pulmonare të hantavirusit (HPS), ndërsa hantavirusi i “Old World” mund të shkaktojë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS).

Simptomat e hantaviruseve

Simptomat e hershme të HPS përfshijnë lodhje, ethe dhe dhimbje të muskujve, veçanërisht në kofshë, vithe, shpinë dhe ndonjëherë edhe shpatullat. Një person i infektuar mund të ketë gjithashtu dhimbje koke, marramendje, të dridhura dhe probleme të barkut.
Në rast të simptomave të vona, zakonisht pas katër deri në 10 ditë, dikush mund të shfaqë kollitje dhe gulçim. Mund të jetë fatale edhe në disa raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat