Gazetari i cili u zhduk në Wuhan është rishfaqur dy muaj më vonë

Azia

Gazetari i cili u zhduk në Wuhan është rishfaqur dy muaj më vonë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 10:56
Li Zehua

Një gazetar kinez që u zhduk për gati dy muaj pasi transmetoi video nga Wuhani është rishfaqur, dhe pretendon se ai u arrestua dhe u karantinua me forcë nga policia.

Li Zehua ishte një nga tre gazetarët kinezë që raportonte nga linjat e para të Wuhan gjatë epidemisë së coronavirusit i cili u zhduk në mënyrë misterioze.

Një ish-punonjës i transmetuesit shtetëror kinez CCTV, 25-vjeçari u pa për herë të fundit më 26 shkurt në një video që postoi në internet. Pastaj atë e kishin marrë policia tek dera e shtëpisë së tij.

Por tani, dy muaj pasi ai u zhduk, në imediat sociale ka dalë një video e Li, në të cilën ai shpjegon zhdukjen e tij, raportoi The Guardian.

Ai kishte filmuar pamjet në Wuhan dhe tregonte se çfarë po ndodhte dhe arriti në banesën e tij. Ai pastaj videon e postoi në internet më vonë atë ditë.

Pastaj më vonë atë e kishin marrë policia tek dera e shtëpisë së tij. Ata e çuan Li në një stacion policie, ku ai u mor në pyetje për 24 orë. Ai pretendon se ai ishte thënë se ai po hetohej nën akuzat e prishjes së rendit publik.

Policia më vonë vendosi se ai do të duhet të karantinohet sepse kishte vizituar ‘zona të ndjeshme epidemie’.

Ai pretendon se ai e kaloi muajin tjetër në karantinë në Wuhan para se të lëshohej në 28 mars dhe që atëherë ka kaluar kohë në vendlindjen e tij në një provincë tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat