Raporti i televizionit publik kinez: A duhet fajësuar Kina për Covid-19?

Azia

Raporti i televizionit publik kinez: A duhet fajësuar Kina për Covid-19?

Më: 25 prill 2020 Në ora: 08:49
Ilustrim

“Kina ka vendosur një shembull që në fazën e hershme të shpërthimit të Covid-19, me masa të marra në kohë të ndryshme, duke përfshirë mbylljen e vendit, hetimin epidemiologjik dhe trajtimin e pacientëve teksa në të njëjtën kohë vendet evropiane e injoruan kërcënimin që vinte nga koronavirusi, e madje stigmatizuan të gjitha përpjekjet dhe paralajmërimet që vinin nga Azia, derisa pandemia u përhap me shpejtësi në të gjithë botën”.

Ky është raporti i publikuar nga rrjeti kinez televiziv. Por, çfarë theksohej në të? A mund të shmangej pandemia Covid-19? Kjo është një pyetje që ka ngritur shumë shqetësime e që ka marrë përgjigje nga më të ndryshmet, teksa virusi merr çdo ditë mijëra jetë njerëzish.

Një reflektim në këtë rast është i nevojshëm, sikurse ka vënë lëvizje e na bën më të përgjegjshëm për t’u përgatitur më mirë për emergjencën e radhës globale. Por, fatkeqësisht, SHBA, në mes të kësaj situate, ka vënë vazhdimisht nën shënjestër Kinën, duke e akuzuar si fajtore. Por, sa herë ka një fatkeqësi globale të të tilla përmasave, ne kërkojmë të gjejmë një fajtor. Në këtë kohë, theksohet në dokumentar, duket se SHBA-ja ka ecur në rrugën e gabuar. Arsyeja përse Amerika është një nga vendet më të goditura nga Covid-19, nuk është për shkak të asaj çka njerëzit mendojnë se kështu SHBA-ja do të tejkalojë Kinën, që ta akuzojë më lehtë për shkak të statistikave të jetëve të humbura. Por, ndoshta sepse Shtëpia e Bardhë i shtyu pafundësisht masat për përballjen me virusin e ri, që vinte nga jashtë, edhe pse paralajmërimet ishin bërë që prej dhjetorit të vitit të shkuar.

Në fund të dhjetorit, rastet e pneumonisë sa vinin e shtoheshin në Wuhan të Kinës, edhe pse shkaqet ishin ende të panjohura. Tre javë përpara mbylljes totale të vendit më 2 janar, Kina nisi punën për të identifikuar këtë virus të rrezikshëm. Nga 3 janari, Kina nisi të informojë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe të këmbente informacion të vazhdueshëm me SHBA-në rreth virusit të ri. Në të njëjtën ditë, kërcënimi potencial për virusin e ri nisi të bëhej pjesë e fjalimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, në daljet përpara mediave nga Shtëpia e Bardhë.

Nga janari e tutje, teksa ishte e zënë në përballje me koronavirusin dhe frenimin e përhapjes së saj, duke zhvilluar edhe më shumë kitet e testeve, volumi i paralajmërimeve rritej gjithashtu nga agjencitë amerikane të inteligjencës. Ishte po e njëjta kohë kur senatori Richard Burr shiti 1,72 milionë dollarë amerikanë pasuri në tregjet financiare. Më 21 janar, rasti i parë me koronavirus u konfirmua në tokën amerikane. Gjithsesi, një krizë që mund të përhapej me ritme të frikshme në Shtëpinë e Bardhë nuk dukej se kishte vënë në lëvizje, e aq më pak në alert, administratën Trump dhe atë vetë. Më23 janar, Wuhani, qyteti me 11 milionë banorë, u izolua totalisht, duke nisur seriozisht një betejë mbarëkombëtare kundër këtij virusi të ri. Të trembur nga SARS-i i 17 viteve më parë, çdo banor përjetoi dhe u përshtat menjëherë me atë që u quajt si “Epokë lufte”. Pa harruar edhe në atë moment, se disa media në Perëndim ngritën pikëpyetje rreth mënyrës se si Kina po përballej me këtë situatë, për metodën e izolimit kombëtar që ajo zgjodhi të implementojë, duke e quajtur karantinën si të tepruar dhe në shkelje të hapur të të drejtave të njeriut.

Daryl Guppy, anëtar i bordit të Këshillit të Biznesit Australi-Kinë thotë: “Kombet e Perëndimit e dinin pas Vitit të Ri Kinez se çfarë impakti po shkaktonte Covid-19 në Kinë. Dinin edhe izolimin, ata e dinin që bëhej fjalë për një problem serioz. Ndaj, përse nuk u përgatitën? Kina nuk po fshihte asgjë. Në fakt, Kina u përpoq ta izolojë virusin, për të mos lejuar përhapjen në pjesën tjetër të botës”.

Në fund të janarit, SHBA raportoi rastin e parë të transmetimit nga personi në person. Ditën tjetër, qeveria vendosi të pezullojë udhëtimet e të mbyllë kufijtë për udhëtarët që vinin nga Kina. Kaq dukej se ishte mjaftueshëm. Por, administrata Trump kishte kaluar kohë, të paktën dy muaj, duke bërë lojëra fjalësh me virusin teksa Kina luftonte me të. Vetëm në mes të muajit mars, Shtëpia e Bardhë nisi ta marrë seriozisht situatën dhe shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare.

Publiku u lajmërua për rrezikun, shkollat u mbyllën, por përhapja ishte e pashmangshme. Ishte tepër vonë. Mënyra se si do të kryheshin testimet dështoi, gjithnjë e më shumë pacientë po infektoheshin. Nëse kthejmë sytë nga e shkuara, çdokush mund të thotë: “Nëse Kina do të kishte marrë këto masa që në fillim, gjërat do të kishin shkuar më mirë”. Por, mos harroni se Kina kishte hyrë në një territor të panjohur, në një betejë ku ishte vetëm ajo dhe askush tjetër. Ndërsa Perëndimi dhe shtetet e tjera e kishin një zgjidhje. Grupi i atyre që fajësuan Kinën, janë po ata që po mbyten dalëngadalë në luftë kundër koronavirusit. E shkuara është histori, por SHBA mundet ende të reflektojë e të marrë masat e duhura në këtë moment, për të kuruar e shëruar sa më shumë njerëz, në vend që të gjejë me çdo kusht një fajtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat