47 viktima në 24 orë/ Irani konfirmon mbi 6.200 vdekje nga virusi

Azia

47 viktima në 24 orë/ Irani konfirmon mbi 6.200 vdekje nga virusi

Më: 3 maj 2020 Në ora: 16:12
Iran

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit të ri në Iran u rrit me 47 gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar 6.203 viktima në total, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur në TV shtetëror të dielën.

Irani, një nga vendet e Lindjes së Mesme më të goditur nga shpërthimi, ka gjithsej 97,424 raste të koronavirusit, tha ministri Jahanpur, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat