Ky qytet i Kinës në ditën e 32-të pa asnjë infeksion të ri

Azia

Ky qytet i Kinës në ditën e 32-të pa asnjë infeksion të ri

Më: 6 maj 2020 Në ora: 09:27
Kina

Provinca kineze Hubei ku virusi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar, nuk ka parë asnjë rast të ri virusi për 32 ditë, raporton media shtetërore kineze, Xinhua.

Është një lajm inkurajues për luftën e Kinës kundër shpërthimit pasi vendi ngadalë lehtësoi kufizimet në një përpjekje për t’u rikthyer në jetën normale.

Dhe sot, Kina raportoi vetëm dy raste të reja në shkallë vendi, duke e çuar numrin e rasteve të konfirmuara në 82.883, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i pandryshuar në 4,633, raporton BBC.

Sidoqoftë, kritikët kanë vënë në dyshim nëse numrat e Kinës mund të besohen – veçanërisht në fillim, kur u raportua për herë të parë shpërthimi i virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat