Japoni, sportisti shpërndan ushqim me biçikletë

Azia

Japoni, sportisti shpërndan ushqim me biçikletë

Më: 13 maj 2020 Në ora: 12:45
Ryo Miyake

Lojërat Olimpike të Tokios u shtynë për në vitin 2021 për shkak të pandemisë koronavirus, por sportisti japonez i skermës, Ryo Miyake nuk ka ndërmend të rrijë duarkryq. 29 vjeçari për një moment e ka lënë mënjanë maskën e skermës për të nisur pedalimin me biçikletë në rrugët e Tokios në rolin e shpërndarësit të ushqimeve për UberEats

Miyake, fitues i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike të Londrës tha se kjo punë e ndihmon atë që të ruajë formën e tij si fizike ashtu edhe psikologjike e për më tepër i siguron edhe të ardhura që në këtë periudhë janë shumë të nevojshme. Teksa është në pritje të rifillimit të aktiviteteve sportive, Miyake shfaqet i kënaqur për faktin se përshkon të gjithë kryeqytetin japonez teksa i është bashkuar stafit të Uber për shpërndarjen e ushqimeve në këtë kohë pandemie.

Pas medaljes së argjendtë ne Londër 2012 për skuadra në sportin e skermës, Miyake nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros në 2016, ndërkohë që ato të Tokios u shtynë për vitin e ardhshëm. Sportisti 29 vjeçar thekson se e mësoi vendimin për shtyrjen e këtij evenimenti një ditë pas mbërritjes në SHBA për eventet e fundit kualifikuese të Lojërave Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat